Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Vaqarrit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar disa të lënduar, mes tyre edhe fëmijë si dhe një grua shtatzënë.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e mjeteve. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
