Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pak më parë në fshatin Vishocicë, të Devollit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, ku shtetasi me iniciale A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.