Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të urës së Laskos, në Kuç.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes po shkojnë efektivë të policisë dhe ndihmës mjekësore, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.