Një autobus i një agjencie turistike ka devijuar nga rruga duke përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe për të shmangur trafikun, shoferi kishte zgjedhur të kalonte në një rrugë të ngushtë të zonës. Në momentin e ngjarjes, një automjet tjetër po lëvizte përballë dhe në përpjekje për të shmangur përplasjen, shoferi i autobusit ka devijuar duke dalë nga rruga e duke përfunduar në kanal. Në momentin e ngjarjes, në autobus kishte vetëm pjesëtarë të stafit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë mjetit pa pësuar lëndime. Fatmirësisht nga ngjarja janë shënuar vetëm dëme materiale.