Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të fshatit Moglicë të Korçës, ku një mjet i tonazhit të rëndë është aksidentuar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa mjeti ishte duke transportuar një ekskavator dhe gjatë rrugës ka dalë nga rruga, duke ka përfunduar disa metra poshtë aksit nacional. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer që udhëtonte me të nuk kanë pësuar dëmtime të rënda ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të pasqaruara nga ekspertët e Policisë Rrugore.