Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është regjistruar pak më parë në aksin Pogradec–Lin.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake nga bluzat e bardha, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, duke pësuar lëndime të lehta.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
