Një aksident i rëndë është regjistruar pak pas mesnatës së të premtes (6 shtator), rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë.

Bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Audi” dhe një mjet tip “Fiat”, ndërsa raportohet për 4 të plagosur.

Sipas burimeve, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar ambulance, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.