Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, në afërsi të paraburgimit.

Një automjet është përmbysur në rrugë ndërsa ka goditur edhe disa mjete të parkuara në anë të rrugës. Nga aksidenti ka dëme të konsiderueshme dëme materiale, teksa edhe drejtuesi i automjetit të përmbysur ka marrë dëmtime dhe është shoqëruar në spital.

Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit dhe shpejtësia tej normave e makinës tip “Porche”, e cila ka goditur dhe pesë makina të tjera.