Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si Tuneli i Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, kur drejtuesi ka humbur kontrollin, çka ka sjellë daljen jashtë rruge dhe përmbysjen e automjetit. Burime paraprake bëjnë me dije se nga aksidenti raportohet për persona të plagosur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat po japin ndihmën e parë dhe po bëjnë transportimin e të dëmtuarve drejt spitalit.

Ndërkohë, forcat e policisë pritet të zbardhin rrethanat e plota të aksidentit, si edhe numrin e saktë të personave të përfshirë dhe shkallën e dëmtimeve që kanë pësuar.