Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier. Mësohet se një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Rrapi Mile është përplasur me automjetin tip “Nissan” kamionçinë me drejtues shtetasin Alban Hebeja.
Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të janë lënduar. Bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendin e ngjarje kanë shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota te ngjarjes
