Një aksident me disa mjete të përplasjes në seri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë Lushnje.

Aksidenti që ka përfshirë tre automjete ka ndodhur në afërsi të rreth-rrotullimit të Grabjanit në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës.

Një drejtues mjeti nga tre të përfshirë në aksident ka përfunduar në spitalin e Lushnjës me lëndime të shumta dhe po merr ndihmën mjekësore dhe konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e qarkullimit rrugor po disiplinon trafikun e rënduar ndërsa ekspertët po kryejnë dokumentimin e ngjarjes.

Në vendngjarje edhe zjarrfikësit e Lushnjës për të pastruar autostradën nga mbetjet e mjeteve që u përfshinë në aksident.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet tjetër ka qenë shkak i aksidentit.

Automjeti i përmbysur nga humbja e kontrollit ka qenë shkak që mjeti tip Benz të frenojë për të mos u përplasur me të ndërsa mjetet e tjera janë përplasur në seri pas njëri tjetrit.