Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të marte në aksin Korçë–Pogradec.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në bypass-in Qafë Plloçë–Gështenjas ku janë përfshirë tre automjete, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga një prej drejtuesve të mjeteve, duke sjellë përplasjen e tyre.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
