Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë. Në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Përplasja ka shkaktuar lendimin e një shtetasi që ndodhej në një prej makinave.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekspertët kriminalistikë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.