Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Lushnje-Fier”. Në përplasje janë përfshirë dy mjete “Audi” dhe një “Benz Mercedes”.

Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh. Mjeti tip “Benz” pasi është përplasur, ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjes për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme. Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen.