
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Memaliaj. Policia ka njoftuar se nga përplasja e dy automjeteve tip “Renault” dhe “Benz” janë palogsur vetë dy drejtuesit dhe katër pasagjerë që ndodheshin me ta.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se gjendja e të plagosurve është e rëndë dhe se janë nisur me urgjencë drejt spitalit.
Njoftimi i policisë:
Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës.
Një automjeti tip “Renault” me drejtues L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues A. M., 36 vjeç banues në Përmet Për pasojë janë lënduar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.