Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në zonën e Golemit, në Durrës.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se një mjet ka përplasur një kalimtare, e cila po kalonte trafik ndarësen në autostradë.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili e përplasi teksa po parakalonte, është shoqëruar
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
