Një aksident i rëndë, ku një persona ka humbur jetën, ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Berat-Dimal.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Otllak, ku një motor ka goditur nga pas mjetin “BMW” që ishte në ecje dhe si pasojë e goditjes pasagjeri i motorit ka “fluturuar” në ajër dhe është përplasur në rrugë, duke gjetur vdekjen.
Viktima është shtetasi Adrian Azemi, 57 vjeç, banues në fshatin Lapardha, ndërkohë që drejtuesi i motorit Alban Gajda, 35-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa po kryhen hetimet e para në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.
