Aksident me pasojë vdekje në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Pasagjeri i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë ka vdekur në vend pas një aksidenti që shkaktoi një oficer i Policisë së Shtetit.
Viktima Kostulla Harito, 71 vjeçe, sapo ka dalë nga autobusi është përplasur nga automjeti i drejtuar nga oficeri i policisë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP, ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë kolegun e tyre.
Policia Rrugore po punon në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me pasojë.