Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në Cërrik, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes me një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, ku automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Q. B., 70 vjeç, ka goditur biçikletën e shtetasit F. B., 75 vjeç.

Për pasojë, i moshuari F. B. ka humbur jetën në vendngjarje. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, Q. B., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.