Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”.
Sipas asaj që raporton policia, rreth orës 13:30, automjeti i drejtuar nga shtetasi O. B., 31 vjeç, ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.
31-vjeçari është shoqëruar në polici, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
