Një aksident i rëndë rrugor i regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Rrugën e Dibrës në Tiranë i ka marrë jetën një 75-vjeçareje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, kur 20-vjeçari me inicialet E. M., duke drejtuar një motomjet, përplasi këmbësoren Sh. M., 75 vjeçe.

E moshuara u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por rreth orës 22:40 ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Edhe drejtuesi i motorit mbeti i dëmtuar nga përplasja dhe ndodhet në spital, ndërsa sipas Policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen, 20-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga Policia.