Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë. Bëhet e ditur se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet H. M., ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital.
Policia ka njoftuar se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Tiranë/Informacion paraprak.
Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

