Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e së hënës (22 shtator) në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë të Durrësit.
Në njoftimin e policisë thuhet se, një mjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale F. R.,, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues 26-vjeçarin me iniciale G. K., banues në Sukth, Durrës.
Si pasojë e aksidentit, 26-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa 19-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të policisë, pasi do të vijohet me veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.