Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Fillimisht i dëmtuari mori ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, më pas u transportua në spitalin e Burrelit dhe më tej në Tiranë për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Banorët e zonës theksojnë se ky segment rrugor është problematik, pasi ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë.