Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.


Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Paper dhe në të janë përfshirë një mjet tip “Benz”, në të cilin udhëtonin 3 persona dhe një tjetër tip “Reno”, drejtuesi i të cilit ndodhet në gjendje të rëndë.


Dyshohet se për shkak të shpejtësisë, njëri nga mjetet ka rrëshqitur pasi ka marrë kthesën dhe është përplasur me tjetrin.


Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë drejtuesin nga mjeti për shkak të dëmtimit të rëndë të tij.


7 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)