Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, në aksin Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Vidhas.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një automjet është përplasur me një autobus, ndërsa ka të lënduar.

Raportohet se makina është dëmtuar pjesërisht nga përplasja, kurse autobusi ka dalë jashtë rruge.

Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy autoambulanca për të transportuar personat e lënduar në spital.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.