Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Elbasan–Përrenjas, ku dy automjete u përplasën frontalisht.
Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët kanë mbetur të lënduar dhe u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.