Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Ballsh.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Plyk, ky dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur dy persona, nënë e bir. Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësorë.

Fatmirësisht, raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku dhe po hetojnë më shumë mbi shkaqet e aksidentit.