Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Fier-Berat.


Në vendin e quajtur “Strum”, G.Z., 27 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 370 NI, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashte rruge duke goditur një pemë (plep).


Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes


17 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)