Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se një automjet është përplasur me një motomjet dhe drejtuesi ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.