Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës në aksin Fier–Libofshë, pranë zonës së njohur si Rreth Libofshë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet i markës “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur anash saj. Si pasojë është plagosur drejtuesja e mjetit, shtetasja me iniciale A.P.

E lënduara është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksident.