Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Mësohet se një kamion është përplasur me një ambulancë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur katër persona. Konkretisht dy prej personave të lënduar ndodheshin në ambulancë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.