Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në zonën e quajtur Portëz.

Një person që udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë, duke rënë përtokë i dëmtuar. Shtetasi është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje, duke punuar për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.