Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Çesma e Mbyetit”.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi, me drejtues shtetasin me iniciale U.Xh., dhe një automjet tip Volkswagen, që drejtohej nga shtetasi me iniciale N.D.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit Audi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit, ndërsa po menaxhojnë edhe qarkullimin në këtë segment rrugor.