Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të hëne në aksin Fier–Peshtan, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Opel” dhe një furgon “Mercedes”. Përplasja ka shkaktuar lëndimin e një gruaje rreth 60 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime të lehta.

E plagosura është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.