Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Roskovec, në zonën e njohur si Kuman.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Citroen”, i drejtuar nga shtetasi Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Mirjan Gergari.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe normalizimin e qarkullimit në zonë.
