Një aksident rrugor me disa automjete është regjistruar në aksin Fushë Krujë–Tirana, pranë kryqëzimit të Niklës.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë tre mjete, një fuoristradë tip “Mercedes-Benz” dhe dy automjete të tjera të së njëjtës markë.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitali i Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet paraprakisht se aksidenti është shkaktuar pas një manovre të gabuar nga drejtuesi i fuoristradës, i cili ka ndërprerë lëvizjen në rrugë, duke sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit.
