Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku një një furgon turistësh është përplasur me një makinë tjetër.

Mësohet se nga përplasja janë lënduar lehtë dy persona, të cilët kanë marrë asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Ndërkohë, dëmet tek të dy automjetet janë të konsiderueshme. Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.