Një kamion është përmbysur pak më parë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Paraprakisht, rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e trafikut.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
