Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rugor “Koplik-Bajzë”, ku dy persona janë plagosur.
Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 12:40, në aksin rugor “Koplik-Bajzë”, ku u përplasën dy makina. Për pasojë. janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende detaje të plota, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



