Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Maliq, ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Sipas raportimeve paraprake, një mjet tip Opel Corsa ka tentuar të kthehet drejt një rruge dytësore nga ana tjetër e karrexhatës, duke u përplasur përballë me një mjet tip BMW.

Nga përplasja, janë lënduar tre pjesëtarë të një familjeje – babai dhe dy fëmijët e mitur – të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.