Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër.

Një automjet, i drejtuar nga një 58-vjeçar me inicialet A. B., ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar, me inicialet A. Sh., banues në fshatin Levan.

I moshuari është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmë mjekësore.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Sipas policisë, nga testi i alkoolit rezultoi se 58-vjeçari nuk kishte konsumuar alkool.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.