Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motor është përplasur nga pas me një automjet.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtim në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
