Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.

Sipas informacioneve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh. Për pasojë, 62-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Siç raporton gazetarja Bruna Kërçyku, këmbesori ishte para shtëpisë së tij kur u aksidentua.

Policia ka shoqëruar 27-vjeçarin, drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.