Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lushnjë-Berat, ku një makinë tip “Golf” është përmbysur në rrugë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Fiershegan, teksa brenda mjetit udhëtonin 6 persona
Drejtuesi i mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit, ka deklaruar se i është bllokuar korsia përballë. Në tentativë për të shmangur përplasjen, ai ka spostuar makinën në krahun e djathtë, ku është përplasur me një mjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime të 6 personat që ishin në makinë, ku tre ishin fëmijë, të cilët i transportuan në spital. Gjendja e tyre raportohet e qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën.
