Një aksident ka ndodhur paradite ne sotme në aksin Lushnje-Berat, ku një makinë 1%shtë përplasur me një motor.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë Fiersheganit, ku në këtë përplasje mjetesh janë përfshirë një motor me dy turistë të huaj dhe një mjet tip “Benz”. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy turistët, por fatmirësisht gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
