Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Melan-Peshkopi, një automjet i drejtuar nga shtetasi Sh.H., 62 vjeç, ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.
Si pasojë, janë lënduar drejtuesi dhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe shkaqet e tij.
