Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot–Lezhë, ku janë përfshirë tre automjete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe, sipas policisë, në aksident janë përfshirë mjetet me drejtues shtetasit me iniciale B. L., H. J. dhe K. N.

Si pasojë e përplasjes, dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin H. J. kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.