Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident rrugor në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Në njërën nga makinat udhëtonin 3 shtetas kosovarë, ndërsa në automjetin tjetër një i ri nga Peshkopia.
Sipas informacioneve paraprake, i riu nga Peshkopia ka pësuar fraktura të shumta si pasojë e përplasjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Tre shtetasit kosovarë po marrin trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Peshkopisë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë mund të kenë qenë faktorët kryesorë të përplasjes.
Raportohet për 4 persona të plagosur
