Një aksident është shënuar në aksin Peshkopi-Maqellarë, pranë fshatit Dovolan, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dy drejtuesit e mjeteve, shtetasit Vilson Murra dhe Fezulla Keta janë dërguar në spitalin Rajonal të Dibrës për të marrë ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, dyshohet se drejtuesi i “Land Roverit”, Fezulla Keta ka humbur kontrollin dhe ka goditur mjetin tip “Golf”, i cili edhe pse ka dalë jashtë rrugës nuk e ka shmangur dot përplasjen.



